AUV tërheq nga tregu karamelet me xhelatinë “Hello Kitty Apfel Koniac Gelee”, të prodhuara në Japoni

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kanë njoftuar për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një produkti ëmbëlsirash me xhelatinë, pas një njoftimi të pranuar përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

Bëhet fjalë për karamelet me xhelatinë “Hello Kitty Apfel Koniac Gelee”, të prodhuara nga kompania Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe të eksportuara nga Holanda. Njoftimi me numër 2026.1424 paralajmëron për rrezik të mundshëm nga konsumimi i këtij produkti.

Si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, AUV ka urdhëruar largimin e menjëhershëm të produktit nga tregu dhe asgjësimin e tij. Të gjitha bizneset që posedojnë këtë produkt me datë skadimi 11/06/2026 dhe peshë 150 gram janë të obliguara të ndërpresin menjëherë shitjen dhe ta kthejnë mallin tek furnizuesit përkatës.

Njëkohësisht, konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt këshillohen të mos e përdorin.

Autoritetet theksojnë se do të vazhdojnë monitorimin e tregut dhe zbatimin e masave kontrolluese, me synim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës