Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocionale dhe inspiruese

Në prag të Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar në Prishtinë në një vizitë që ai vetë e..

2 minutes

Read Time

Në prag të Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar në Prishtinë në një vizitë që ai vetë e cilësoi të veçantë, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit politike dhe proceset që lidhen me Hagën.

Arsyeja kryesore e udhëtimit ishte ftesa e profesor Ahmed Shalës për promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një botim që trajton procesin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama zhvilloi takime me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, bisedimet u fokusuan në harmonizimin e angazhimeve ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit kombëtar mes dy vendeve.

“Shumë e veçantë ka qenë vizita e kësaj here në Prishtinë, në vigjiljen e ditës kombëtare të pavarësisë së Kosovës, pas bombës së prokurorëve të Hagës mbi Kosovën, si edhe po ashtu pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sebepi i kësaj vizite ishte ftesa e një miku të kahershëm dhe burri fisnik nga prishtina profesor Ahmed Shalës, në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një libër që duhet lexuar për të mësuar më shumë dhe kuptuar më thellë mbi procesin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Por takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti ishin tejet pozitive, qoftë për nga këndvështrimi i harmonizimit të angazhimeve ndërkombëtare me Vjosën, qoftë për nga këndvështrimi i rritjes së bashkëpunimeve kombëtare me Albinin”, theksoi Rama.

Vizita u përmbyll me një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët Rama i ftoi në Tiranë për të vijuar komunikimin.

“Qershia mbi tortë ishte bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët i ftova me shumë kënaqësi në Tiranë për të vazhduar komunikimin tone të filluar më herët”, shprehet Rama.

Në vijim, ai e përshkroi si emocionuese telefonatën e përvitshme që merr nga Haga më 17 shkurt, ku dëgjoi zërin e Hashim Thaçit nga burgu.

“Ndërsa të nesërmen, më 17 të shkurtit, telefonata e përvitshme e urimit të pavarësisë që marr nga Haga ishte posaçërisht emocionuese këtë herë, pas asaj çmendurie të prokurorisë speciale. Por zëri i Komandantit nga burgu i padrejtësisë ndërkombëtare ishte realisht, sinqerisht, më i qetë se asnjëherë. Në fillim e në fund të bisedës, Hashimi më përsëriti fjalinë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë, askush”, tha ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports