Videoja që theu zemra: Majmuni i braktisur më në fund pranohet nga grupi

Një histori që preku miliona njerëz në rrjete sociale ka marrë një kthesë pozitive. Punch, një majmun i vogël japonez, i cili u bë viral..

1 minute

Read Time

Një histori që preku miliona njerëz në rrjete sociale ka marrë një kthesë pozitive. Punch, një majmun i vogël japonez, i cili u bë viral pasi u pa duke përqafuar një orangutang lodër që i ishte dhënë si zëvendësim për nënën e tij, tashmë ka nisur të gjejë vendin e tij mes të njëjtit lloj.

Majmuni i vogël, që jeton në Kopshtin Zoologjik të qytetit Ichikawa, u braktis nga nëna dhe për një kohë të gjatë u pa duke tërhequr zvarrë lodrën e tij dhe duke luajtur me të. Pamjet e tij prekën zemrat e shumë njerëzve, ndërsa gjatë muajve të parë të jetës ai hasi vështirësi për t’u lidhur me majmunët e tjerë në kopsht.

Megjithatë, situata ka ndryshuar. Punch është parë së fundmi duke u përqafuar nga një prej majmunëve të tjerë, një moment që konsiderohet domethënës për integrimin e tij.

Përqafimi mes majmunëve shihet si shenjë e besimit dhe si shenjë që një majmun po pranohet në grup. Për Punchin kjo domethënë se po njihet nga trupa, derisa ka nxitur reagime emocionale nga përdoruesit e rrjeteve sociale që e kanë ndjekur qysh nga fillimi.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports