Aksident trafiku në Istog, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku është regjistruar sot në Istog, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në mesditë dhe në vendngjarje..

1 minute

Read Time

Një aksident trafiku është regjistruar sot në Istog, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në mesditë dhe në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se rreth orës 13:25 Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog.

Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim në QKMF-Istog. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

“Sot rreth orës 13:25, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne rrugën ‘ lidhja e Prizrenit’ në Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne QKMF-Istog, për tretman mjekësor”, tha Driton Rugova.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports