Pas më shumë se tre shekujsh, një studiues arti pretendon se ka zbuluar identitetin e vajzës misterioze në pikturën e famshme “Vajza me vathë perle”.
Historiani britanik i artit, Andrew Graham-Dixon, ka dalë me këtë përfundim në një artikull të botuar në The Times of London, si pjesë e kërkimeve për librin e tij të ri “Vermeer: A Life Lost and Found”.
Sipas tij, piktori i njohur holandez Johannes Vermeer, që krijoi veprën rreth vitit 1665, punonte kryesisht për çiftin Pieter Claeszoon van Ruijven dhe Maria de Knuijt, të cilët ishin pjesëtarë të një grupi fetar të quajtur Remonstrantët.
Bazuar në këto të dhëna, Graham-Dixon pohon se vajza e paraqitur në portret mund të jetë Magdalena, vajza dhjetëvjeçare e çiftit, duke hedhur dritë mbi një nga misteret më të mëdha në historinë e artit. /Gjurmuesi/









