Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar, Atdhe Gashi

Regjisori i njohur kosovar, Atdhe Gashi, ka ndërruar jetë të shtunën më 18 tetor. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Teatri..

1 minute

Read Time

Regjisori i njohur kosovar, Atdhe Gashi, ka ndërruar jetë të shtunën më 18 tetor.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovës, ku Gashi kishte qenë bashkëpunëtor për shumë vite dhe kishte kontribuar ndjeshëm në skenën teatrore.

Në njoftimin e institucionit, shprehen ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik që humbi një figurë të rëndësishme të artit vendor.

Detajet për mbledhjen komemorative dhe ceremoninë e varrimit pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. /Gjurmuesi/

About the Author