Një 58-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë në Shqipëri, teksa ishte nisur për në vendin e tij të punës në një hidrocentral pranë zonës së Lozhanit në Maliq.
Sipas raportimeve, ai ishte i punësuar si inxhinier dhe sapo kishte mbërritur në ambientet e punës kur është ndjerë papritur keq. Dyshohet se 58-vjeçari ka pësuar infarkt, duke humbur jetën në vend.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.







