Gjilan: I mituri godet me sëpatë babanë, viktima në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një person është plagosur me sëpatë nga djali i tij i mitur dhe është dërguar me..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një person është plagosur me sëpatë nga djali i tij i mitur dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transferuar më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore si dhe përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale, i cili është marrë me të miturin. Pas vlerësimit fillestar, punëtori social ka konstatuar nevojën emergjente për strehimin e fëmijës, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga rasti.

“Gjilan 20.02.2026 -19:30. Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij i moshës se mitur. Viktima  pas ekzaminimeve mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar  për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të  shkaktuar nga ngjarja. Rasti duke u hetuar”,

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports