Aksident i rënd në lojërat Olimpike: Patinatorja polake përfundon me lëndime të mëdha në fytyrë

Një moment dramatik shënoi çerekfinalen e garës së 1500 metrave për femra në Lojërat Olimpike, ku një përplasje e fortë në pistën e akullit detyroi..

1 minute

Read Time

Një moment dramatik shënoi çerekfinalen e garës së 1500 metrave për femra në Lojërat Olimpike, ku një përplasje e fortë në pistën e akullit detyroi ndërprerjen e menjëhershme të garës.

Patinatorja polake Kamila Selje humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti mbi akull, duke përfunduar në trajektoren e patinatores amerikane Kristen Santos-Griswold. Në përplasje, pjesa e pasme e patinës së Santos-Griswold e goditi Seljen në fytyrë, pak poshtë syrit të majtë.

Pamjet nga arena ishin tronditëse, pasi Selje nisi të kishte gjakderdhje të madhe. Stafi mjekësor reagoi menjëherë, duke mbuluar skenën me një tendë të bardhë për disa minuta për ta mbrojtur nga kamerat dhe publiku. Atletja u largua nga pista me barelë, mes duartrokitjeve të të pranishmëve. Megjithatë, ajo arriti të bënte një shenjë miratimi, duke treguar se ishte e vetëdijshme.

Më vonë, zyrtarët polakë njoftuan se syri i saj nuk kishte pësuar dëmtime. Plaga u qep në stacionin mjekësor të arenës, ndërsa Selje u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme. Një gjurmë e dukshme gjaku mbeti në pistë dhe u pastrua para se gara të rifillonte.

Sa i përket rezultatit, si Kamila Selje ashtu edhe Kristen Santos-Griswold u skualifikuan, pasi gjyqtarët konstatuan shtytje të ndërsjella pak para incidentit. Medalja e artë olimpike në këtë disiplinë iu dha Kim Gil Li nga Koreja e Jugut, argjendi bashkatdhetares së saj Choi Min Jeong, ndërsa bronzi shkoi për amerikanen Corinne Stoddard.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports