Trump jep urdhër për publikimin e dosjeve për UFO-t, akuzon ish presidentin Obama për nxjerrje të informata kofidenciale

Debati për ekzistencën e jetës jashtëtokësore është rikthyer në qendër të vëmendjes në SHBA, pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të kërkojë transparencë..

1 minute

Read Time

Debati për ekzistencën e jetës jashtëtokësore është rikthyer në qendër të vëmendjes në SHBA, pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të kërkojë transparencë më të madhe lidhur me dokumentet qeveritare për UFO-t.

Përmes platformës së tij Truth Social, Trump deklaroi se do t’u kërkojë agjencive federale, përfshirë Departamentin e Mbrojtjes, që të nisin “procesin e identifikimit dhe publikimit” të dosjeve që lidhen me UFO-t.

Ai gjithashtu akuzoi ish-presidentin Barack Obama për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, duke iu referuar një podcasti të javës së kaluar ku paraardhësi i tij kishte thënë se “alienët ekzistojnë”.

“Ai nuk duhet ta bënte. Ish-presidenti ka bërë një gabim të madh”.

I pyetur nëse edhe ai vetë beson në ekzistencën e alienëve, Trump u përgjigj: “Nuk e di nëse janë realë apo jo”.

Nga ana tjetër, Obama kishte folur për podkasterin Brian Tyler Cohen në një intervistë të publikuar të shtunën, ku deklaroi se mendon se alienët ekzistojnë.

“Ata janë realë, por unë nuk i kam parë dhe nuk mbahen në Zonën 51,” u shpreh ai me tone ironike, duke shtuar se “nuk ka ndonjë strukturë nëntokësore, përveç nëse ekziston një komplot i madh i cili t`i jetë mbajtur i fshehtë presidentit të Shteteve të Bashkuara.”

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports