Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen 14-vjeçares nga Rahoveci, e zhdukur nga nëntori

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë apel për ndihmën e qytetarëve në lidhje me zhdukjen e një vajze të mitur, Alisiana Shala, rreth..

1 minute

Read Time

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë apel për ndihmën e qytetarëve në lidhje me zhdukjen e një vajze të mitur, Alisiana Shala, rreth 14 vjeç, nga komuna e Rahovecit.

Vajza është larguar nga shtëpia që nga nëntori i vitit 2025, dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Që nga momenti i raportimit të zhdukjes, Policia ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative dhe hetimore për ta lokalizuar, por deri më tani pa sukses.

Autoritetet bëjnë thirrje që çdo person që ka ndonjë informacion të telefonojë menjëherë në numrin 192 (pa pagesë) ose të shkojë te stacioni policor më i afërt. Bashkëpunimi i qytetarëve mund të jetë vendimtar për rikthimin e sigurt të Alisianës tek familja e saj.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports