Haxhiu: Seanca për presidentin nuk mund të thirret pa 30 nënshkrime

Procesi për zgjedhjen e presidentit të vendit mbetet në pritje të plotësimit të kushteve ligjore. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se..

1 minute

Read Time

Procesi për zgjedhjen e presidentit të vendit mbetet në pritje të plotësimit të kushteve ligjore. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ende nuk janë dorëzuar nënshkrimet e nevojshme për të proceduar me thirrjen e seancës.

Duke folur para mediave, ajo theksoi se gjithçka varet nga formalizimi i kandidaturave.

“Sapo t’i kem nënshkrimet nga kandidatët, sepse ju e dini që duhet të jenë 30 nënshkrime nga 2 kandidatë do ta thërrasim seancën dhe do të procedojmë me të. Para së gjithash duhet të ketë takime me të gjitha partitë politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të adresohen përgjegjësitë”, deklaroi ajo.

Haxhiu shtoi se, edhe pse sipas disa interpretimeve procesi duhet të përfundojë deri më 4 mars, ajo nuk mund të ndërmarrë veprime pa u përmbushur kushti i nënshkrimeve.

Këto komente, e para e legjislativit i bëri pas takimit me kryetarët e Komisioneve të Kuvendit.

About the Author