Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit të Prishtinës për arsye politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur të enjten shqetësimin e tij për mospërfshirjen e Buxhetit të Kryeqytetit në projektbuxhetin e vitit 2026 nga Qeveria…

1 minute

Read Time

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur të enjten shqetësimin e tij për mospërfshirjen e Buxhetit të Kryeqytetit në projektbuxhetin e vitit 2026 nga Qeveria. Ai thekson se kjo nuk mund të shihet thjesht si një vonesë administrative, por si një vendim me motive politike.

Rama kujton se buxheti i kryeqytetit është miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit, duke përmbushur të gjitha kërkesat teknike dhe ligjore, dhe është dorëzuar në përputhje me procedurat e parashikuara.

“Çdo justifikim për mospërfshirje bie poshtë kur dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin”, shkruan ai, duke ngritur pyetje që lidhen me motive të mundshme politike:

Pse nuk po përfshihet në Buxhetin e vitit 2026?
A është kjo hakmarrje politike?
A është tentativë për ta bllokuar zhvillimin e kryeqytetit?
A po përdoret buxheti si mjet presioni ndaj qytetarëve të Prishtinës?

    Kryetari i Prishtinës thekson se Qeveria ka një detyrim kushtetues dhe ligjor për të trajtuar buxhetin e kryeqytetit pa diskriminim politik dhe se çdo veprim ndryshe shkel parimin e barazisë institucionale dhe godet drejtpërdrejt qytetarët.

    “Prishtina nuk është pronë e askujt. Është Kryeqyteti i Republikës dhe meriton trajtim institucional, jo kalkulime partiake. Nëse Qeveria zgjedh ta mbajë peng buxhetin e 2026-ës, atëherë le ta thotë hapur: QYTETARË TË KRYEQYTETIT, PO JU NDËSHKOJMË SEPSE NUK NA VOTUAT NEVE! Qytetarët e Prishtinës meritojnë përgjigje!”, përfundon Rama.

    About the Author

    About the Author

    Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

    BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

    Search the Archives

    Access over the years of investigative journalism and breaking reports