Koncert solemn i Filarmonisë së Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Filarmonia e Kosovës do të ngjitet sonte në skenë me një..

1 minute

Read Time

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Filarmonia e Kosovës do të ngjitet sonte në skenë me një koncert solemn të realizuar nga Kori dhe Orkestra e saj.

Mbrëmja muzikore do të drejtohet nga dirigjenti Baki Jashari, ndërsa si solistë do të paraqiten Betim Krasniqi në trombon dhe Vendim Kapaj në fyell, me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Programi artistik përfshin uverturën nga opera Nabucco, veprën “Gloria” të John Rutter, si dhe tri vepra premierë nga Aleksandër Vezulli, Aulon Naçi dhe “Numquam Iterum – Lamenti i Nënës” nga Valton Beqiri, e komisionuar nga Filarmonia e Kosovës.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në orën 20:00.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports