Qytetarët nisin të mblidhen për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Sheshi “Skënderbeu” është mbushur me qytetarë nga të gjitha trevat e Kosovës, por edhe nga jashtë saj, të cilët janë tubuar për të shprehur mbështetjen..

1 minute

Read Time

Sheshi “Skënderbeu” është mbushur me qytetarë nga të gjitha trevat e Kosovës, por edhe nga jashtë saj, të cilët janë tubuar për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Të pranishmit, të pajisur me flamuj të UÇK-së, të Kosovës dhe flamuj kombëtarë, kanë paralajmëruar se në orën 14:00 do të kërkojnë njëzëri drejtësi për katërshen që po mbahet në Hagë.

Mbi turmën qëndron edhe mbishkrimi “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët tash e më shumë se pesë vjet po gjykohen në Speciale.

About the Author