Rriten rastet e foshnjave të braktisura në QKUK

  • Lajme
  • February 15, 2026

Numri i foshnjave të braktisura në vend po shënon rritje, sipas të dhënave të Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vetëm gjatë muajit janar janë regjistruar tri raste të braktisjes, ndërsa gjatë vitit të kaluar gjithsej 32 foshnja kanë mbetur pa përkujdesje prindërore dhe kanë përfunduar në familje strehuese.

Në hapësirat e Klinikës së Neonatologjisë dëgjohen të qara foshnjash që kanë ardhur në jetë vetëm pak javë më parë. Ato u lanë në spital menjëherë pas lindjes nga nënat e tyre biologjike. Në vend të prindërve, për to kujdeset stafi mjekësor i klinikës.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Luan Morina, flet për situatën aktuale dhe kujdesin ndaj këtyre foshnjave. “Aktualisht në Klinikë i kemi dy foshnja të lëna pa përkujdesje prindërore”, thotë Morina.

Ai bën të ditur se që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar tri raste të reja braktisjeje. “Njëra foshnjë është dërguar në një familje strehuese përmes ndërmjetësimit me Qendrën për Punë Sociale të komunës”, shpjegon ai.

Mjekët përmendin disa nga arsyet më të shpeshta që çojnë në braktisjen e foshnjave: lindjet jashtëmartesore, varfëria, rrethana të rënda sociale, neglizhenca prindërore dhe në disa raste dhuna në familje. Gjithashtu, sipas tyre, disa foshnja braktisen për shkak të anomalive të lindura apo sëmundjeve të pashërueshme.

Për këta fëmijë ekzistojnë dy forma përkujdesjeje: familjet adoptuese dhe familjet strehuese, të cilat ofrojnë kujdes prindëror të përkohshëm ose afatgjatë.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, thekson se aktualisht në kryeqytet janë vetëm tri familje strehuese, ndërkohë që nevojat janë shumë më të mëdha. “Nevojat janë shumë të mëdha për familje strehuese në kryeqytet, sepse kemi fëmijë nga Komuna e Prishtinës që qëndrojnë në komuna të tjera”, thotë Sahiti duke shtuar se: “synimi ynë është që këtë cikël ta përmbyllim duke pasur së paku gjashtë familje strehuese në kryeqytet”.

Fata Rexhepi, nga Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, sqaron kriteret që duhet të plotësojë një familje strehuese. “Një familje potenciale strehuese, përveç vullnetit, duhet të jetë mbi moshën 25-vjeçare, të ketë zotësi veprimi, të mos jetë e ndjekur penalisht, të ketë hapësirë të mjaftueshme banimi dhe të jetë në gjendje të mirë psikike dhe fizike.”

Sipas të dhënave të Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, gjatë vitit të kaluar janë braktisur gjithsej 32 foshnja. Prej tyre, 12 janë sistemuar në familje strehuese përmes qendrave për punë sociale, 19 janë ribashkuar me familjet biologjike, ndërsa 7 fëmijë të braktisur më herët janë adoptuar.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës