Furnizimi me ujë të pijshëm do të përballet me ndërprerje dhe reduktime në disa pjesë të rajonit të Prishtinës, si pasojë e problemeve të krijuara në kanalin Ibër-Lepenc.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka bërë të ditur se për shkak të turbullirave në këtë kanal, do të ketë reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe në një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ndikimi i këtyre reduktimeve pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit.







