Ngjarja e rëndë në Pejë: Detajet e fundit nga plagosja

Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në Pejë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një përleshjeje me armë zjarri. Policia..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në Pejë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një përleshjeje me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë, duke arrestuar të dyshuarin kryesor dhe duke i caktuar atij masën e ndalimit për 48 orë.

Ngjarja ndodhi pas shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën Themelore të Pejës, ku pesë persona u dënuan me gjithsej 44 vite burgim për vrasjen e ndodhur në Volljakë të Klinës në vitin 2022.

Dyshohet se F.H., vëllai i viktimës së asaj ngjarjeje, ka qëlluar me armë në drejtim të dy personave në shenjë hakmarrjeje, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore. Ai raportohet se i kishte pritur viktimat në parkingun e gjykatës dhe kishte shtënë mbi ta. Pas arrestimit, i dyshuari ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Njëri nga të plagosurit po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për kujdes të specializuar. Sipas burimeve mjekësore, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports