Mbi 200 mijë qytetarë priten të jenë pjesëmarrës në marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë pritet të mbushet me qytetarë më 17 shkurt, në kuadër të marshit me moton “Drejtësi, jo politikë”. Organizatorët paralajmërojnë pjesëmarrje masive,..

1 minute

Read Time

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë pritet të mbushet me qytetarë më 17 shkurt, në kuadër të marshit me moton “Drejtësi, jo politikë”. Organizatorët paralajmërojnë pjesëmarrje masive, me mbi 200 mijë persona që pritet t’i bashkohen kësaj nisme qytetare.

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se marshit i janë bashkuar sindikata, profesionistë të lirë, mësimdhënës, mjekë, artistë, sportistë dhe përfaqësues të bashkësive fetare, me synimin për të dëshmuar se organizimi është përtej përkatësive politike.

“Kemi marrë mbështetje nga të gjitha komunat e vendit. Nga çdo cep i Kosovës kanë ardhur mesazhe përkrahjeje, konfirmime pjesëmarrjeje dhe angazhim konkret për organizimin e transportit dhe mobilizimin lokal. Kjo nuk është çështje partie. Nuk është çështje pushteti. Është çështje drejtësie dhe dinjiteti kombëtar”, deklaroi Hoxha në konferencën për media.

Sipas saj, qytetarët do të dalin për të kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në marsh do të ketë pesë folës dhe se asnjëri prej tyre nuk do të përfaqësojë ndonjë subjekt politik. Gjithashtu, gjatë aktivitetit do të performojnë këngëtari Ilir Shaqiri dhe Lyrical Son.

“E ripërsëris edhe sot: asnjë folës nuk do të jetë partiak. Ky është marsh qytetar,” theksoi përfaqësuesi i “Liria ka Emër” Ismail Tasholli.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports