Kurti nga Mynihu: Kosova pa kërcënime të brendshme, sfidat vijnë nga fqinjët veriorë

Në Gjermani po zhvillohet dita e dytë e edicionit të 62-të të Munich Security Conference, ku janë mbledhur udhëheqës shtetesh, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve..

1 minute

Read Time

Në Gjermani po zhvillohet dita e dytë e edicionit të 62-të të Munich Security Conference, ku janë mbledhur udhëheqës shtetesh, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për të diskutuar çështjet më të ndjeshme të sigurisë globale.

Pjesë e këtij forumi është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë qëndrimit në Mynih ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë evropianë. Në fokus të diskutimeve kanë qenë siguria rajonale, thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimet e fundit gjeopolitike.

“Kur po bisedojmë me diplomatët dhe politikanët ndërkombëtarë, themi që ne nuk kemi sfida të sigurisë që mund të na cenojnë nga brenda”, ka thënë Kurti.

“Të tilla kemi nga fqinjët tanë veriorë dhe agresivë, por ne jemi duke investuar shumë, si në polici, ashtu edhe në ushtri, me partnerët evropianë, për të forcuar aftësitë dhe masat tona”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports