Komisioni për Buxhet miraton Projektligjin për Buxhetin 2026, kërkohet procedim i shpejtë

Me 6 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Komisioni për Buxhet ka miratuar Projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2026, duke i hapur rrugë procedimit të mëtejmë në Kuvend.

Gjatë prezantimit para deputetëve, ministri i Financave Hekuran Murati kërkoi që projektligji të trajtohet sa më shpejt, duke theksuar nevojën që ligji i ri i buxhetit të hyjë në fuqi brenda këtij muaji për shkak të dinamikës së shpenzimeve dhe ndryshimeve në paga.

“Lutja ime do të ishte që këtë procedim ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur, pra çdo herë duke e respektuar nevojën e deputetëve që të kenë shqyrtim, por që kjo mos të bëhet sikur në seancën e rregullt dhe pa kohë, sepse ne nuk jemi në presion të kohës. Do të ishte në tetor apo pas dy muajsh afati kur do të hynte buxheti në fuqi, do të ishte në rregull, mirëpo në këtë rast, siç e thashë, as ne si qeveri, sapo kemi marrë detyrën nga Kuvendi, e kemi proceduar dhe nuk kemi bërë fare asnjë ndryshim përveç pjesës tekstuale sa i përket buxhetit për komuna, sepse ka disa komuna që tani i kanë dorëzuar propozimet e tyre, pra kemi paraparë momentin që ato propozime bëhen pjesë e tabelave buxhetore, si dhe kjo pjesë e ndarjes së dikastereve nëse p.sh. kjo pjesë bie mbi dikasterin e ri që krijohet apo mbetet. Ajo që është me rëndësi për ne është që deri në fund të muajit të kemi në fuqi ligjin e ri për buxhetin. Pse këtë? Sepse, përkundër zgjatjes së muajit mars, për të cilën ju falënderoj për miratimin në seancë të rregullt, disa prej shpenzimeve, siç e theksova, kanë tejkaluar 1/12-ën e ndarjes. Pra është dashur që pagesat e janarit të janar-shkurtit të bëhen mbi bazën bazike, është dashur të marrim alokim paraprakisht nga shkurti. Tani në shkurt do të marrim alokim paraprakisht nga marsi. Pra nuk është se janë tre muaj për këtë plotësim, sepse ka pasur ndryshime tek pagat. Pozicioni i parë në buxhetin e vitit 2026 ka pasur rritje prej 55 eurove të koeficientit të pagave, gjë që nuk është reflektuar, pra janari i 2026-ës nuk është i barabartë me janarin e 2025-ës, është për 55 euro më i lartë për secilin koeficient. Prandaj është e nevojshme të sillet sa më shpejt kjo balancë dhe jo domosdo janë tre muaj zgjatje tek shpenzimet e tjera, ashtu siç u tha. Prandaj për ne është tepër e rëndësishme që deri në fund të muajit, sepse kur shkojmë prapa prej fundit të shkurtit, ne e dimë që aty ka disa afate procedurale që Presidentja i ka 8 ditë apo 15 ditë për ta nënshkruar”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Kujtim Gashi, kërkoi që shqyrtimi të zhvillohet me procedurë të rregullt, në mënyrë që deputetët të kenë hapësirë për debat dhe amendamente.

“Së pari, më vjen keq që kemi pasur pak vonesë për shkak të seancës së djeshme të Komisionit për Buxhet, sepse për këtë kemi marrë miratimin, ndërkohë në parim jemi për këtë shtyrje të afatit, për shkak se buxheti është ende në masën që është caktuar dje. Pyetjen që kam për ministrin, edhe në atë që kemi folur në komision, me qëllim që të jemi sa më korrekt në parim, kërkojmë që procedura të jetë e rregullt, të kemi diskutim, të kemi debat, të kemi mundësi që deputetët të bëjnë amendamentim, ndryshe sot po kalon në parim, unë nuk kisha dashur që ta përfundojmë me procedurë të shpejtuar, për shkak se besoj që deri në fund të muajit kemi kohë të mjaftueshme për ta përfunduar si proces. Përndryshe, nuk kishim pasur as kundërshtim nëse deputetët kishin pasur mundësi, hapësirë edhe në analizimin e strukturës, edhe në vërejtjet e tjera, pra natyrisht dhënien e amendamenteve, sepse fundja ne këtu jemi për të përfaqësuar interesin e qytetarëve të Republikës, i cili besoj që secili kemi diçka për të thënë dhe diçka për të ndryshuar në buxhet, edhe pse forma natyrisht që rregullohet nëpërmjet amendamenteve dhe secila parti prezanton ato. Në parim jemi për, me shpresën që nuk do të ketë procedura të shpejtuara për rishikimin e buxhetit”, tha Gashi.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës