Zbulim i rrallë arkeologjik në Kosovë: dhëmb ariu mbi 42 mijë vjet i vjetër

Në rajonin malor të Rugovës gjenden dhjetëra shpella, disa prej të cilave janë hulumtuar, ndërsa shumë të tjera mbeten ende të paeksploruara. Gjatë një vizite..

1 minute

Read Time

Në rajonin malor të Rugovës gjenden dhjetëra shpella, disa prej të cilave janë hulumtuar, ndërsa shumë të tjera mbeten ende të paeksploruara.

Gjatë një vizite në shpellën e njohur si “Gërshërët e Zeza”, Milot Hasimja dhe Fatos Katallozi zbuluan se, sipas studimeve, kjo shpellë mund të jetë formuar para rreth 1 milion vjetësh.

Hasimja theksoi se bazuar në gjetjet arkeologjike, në këtë shpellë janë zbuluar eshtra që nuk i përkasin njeriut, por një specie kafshe që nuk ekziston më në Kosovë.

Ndërkaq, Katallozi bëri të ditur se analizat laboratorike të një dhëmbi ariu të lashtë, të gjetur në këtë shpellë dhe të studiuar në Gjermani, kanë treguar se kafsha ka jetuar rreth 42 mijë e 800 vjet më parë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports