Fotografitë që flasin kundër luftës: “Fotoisti” sjell mesazhin e paqes përmes artit

Festivali ndërkombëtar i fotografisë “Fotoist” ka nisur edicionin e tij të tretë në Prishtinë me ekspozitën e fotografit të njohur amerikan, Ron Haviv, e cila..

1 minute

Read Time

Festivali ndërkombëtar i fotografisë “Fotoist” ka nisur edicionin e tij të tretë në Prishtinë me ekspozitën e fotografit të njohur amerikan, Ron Haviv, e cila sjell imazhe tronditëse nga zonat e luftës në botë, përfshirë edhe Kosovën. Në qendër të ekspozitës “A Brief Guide to Investigating War Crimes” janë dëshmitë vizuale të krimeve të luftës dhe ndikimet e tyre afatgjata, duke i dhënë publikut një pasqyrë të fortë të realitetit brutal të konflikteve.

Ngjarja shërbeu gjithashtu si homazh për dy fotoreporterë që lanë gjurmë të thella në dokumentimin e luftës – Alban Bujarin dhe Paul Lowe. Fotot e Bujarit, pjesë e ekspozitës “Erë gjaku”, u shfaqën si një nën-ekspozitë brenda “Fotoistit”, duke sjellë në kujtesë rrëfimet e tij të ndjera përmes imazheve që flasin për dhimbje, humbje dhe dinjitet njerëzor.

Drejtori i festivalit, Burim Myftiu, tha se edicioni i sivjetmë përfshin 36 ngjarje fotografike në disa hapësira të qendrës “Barbar” në hotelin “Grand”, ku përveç fotografisë janë përfshirë edhe ekspozita tematike për periudha historike dhe sociale.

Në ceremoninë e hapjes, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, theksoi rëndësinë e dokumentimit të së kaluarës dhe rolin e fotografëve që sollën të vërtetën e luftës kosovare në sytë e botës.

Ron Haviv, i cili ka dokumentuar konflikte në Kosovë, Bosnjë, Ruandë, Ukrainë e Gaza, tha se fotografia është një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtesën dhe për të parandaluar përsëritjen e tragjedive.

Festivali “Fotoist” do të vazhdojë deri më 24 tetor, duke sjellë për publikun një seri ekspozitash që trajtojnë temën e luftës, njerëzimit dhe fuqisë së imazhit për të treguar të vërtetën. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports