Pas një periudhe të mbushur me prezantime dhe paralajmërime, Sony duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Kompania ka shtuar edhe një njoftim të ri, duke ngritur pikëpyetje rreth një produkti tjetër që pritet të zbulohet së shpejti.
Në fund të muajit të kaluar, Sony lansoi pajisjen LinkBuds Clip, ndërsa më pas paralajmëroi premierën e kufjeve të reja premium. Po ashtu, kanë qarkulluar edhe thashetheme rreth telefonave inteligjentë Xperia 1 VIII dhe Xperia 10 VIII.
Tani, kompania ka publikuar një tjetër video të shkurtër në YouTube, me një klip gjashtësekondësh që prezanton një palë kufje të reja.
Me titull “Zemra (dhe veshët) tuaj do të jenë tek ne kur ta shihni këtë”, videoja shfaq një çarçaf rozë që rrëshqet mbi një palë kufje. Megjithatë, nuk zbulohet modeli specifik, por vetëm lihet të kuptohet se diçka do të “vjen” më 12 shkurt 2026.
Ngjashëm me njoftimin paraprak të javës së kaluar për lansimin e kufjeve WF-1000XM6, edhe kjo video nuk përmban detaje shtesë apo përshkrim teknik.
Sipas pritjeve, nuk ka shumë gjasa që bëhet fjalë për një model krejtësisht të ri. Më tepër, besohet se mund të jetë një version i WH-1000XM6.
Kufjet e reja pritet të vijnë me një ridizajnim, por fillimisht do të ofrohen vetëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë.








