Ibrahimi: 11 komuna të Kosovës pa buxhet të miratuar për këtë vit fiskal

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se 11 komuna të vendit ende nuk kanë arritur të..

1 minute

Read Time

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se 11 komuna të vendit ende nuk kanë arritur të miratojnë buxhetin për vitin fiskal aktual.

Sipas tij, kjo vonesë po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin normal të kuvendeve komunale dhe në proceset vendimmarrëse lokale.

“I kemi gjithsej 11 komuna që ende nuk e kanë miratuar buxhetin për këtë vit: Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë. Situata është pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme, pasi vendi ndodhet në proces zgjedhor dhe në disa komuna pritet balotazhi më 9 nëntor, çka ka ndikuar në punën e kuvendeve lokale”, ka sqaruar Ibrahimi.

Ai bëri të ditur se Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Ministrisë së Financave zgjatjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale, në mënyrë që komunat të mund të përmbyllin procedurat e nevojshme pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Edhe pse buxhetet nuk janë miratuar ende, nëse komunat e përfundojnë procesin para se Kuvendi i Kosovës të votojë buxhetin e shtetit, ato mund të përfshihen në miratimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas Ibrahim-it, miratimi me kohë i buxheteve është thelbësor për të shmangur pasojat që vijnë nga financimi me 1/12 e buxhetit, për të garantuar vazhdimësinë e projekteve kapitale dhe për të siguruar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports