Besnikëria e një qeni çon në ligj të ri në Brazil

Historia e një qeni që kaloi një dekadë pranë varrit të pronarit të tij ka prekur opinionin publik në Brazil dhe ka shërbyer si shtysë për ndryshime ligjore. Në një shtet brazilian tashmë lejohet që kafshët shtëpiake të varrosen së bashku me familjarët e tyre, falë një ligji të frymëzuar nga ky rast i rrallë besnikërie.

Qeni, i njohur si Bob Coveiro – që në portugalisht do të thotë “varrmihës” – jetoi për 10 vjet në varrezat e Sao Paulos, aty ku ishte varrosur pronari i tij. Ai u kthye në një figurë të përhershme të varrezave, duke u ofruar ngushëllim personave në zi, deri në ngordhjen e tij në vitin 2021, kur edhe vetë u varros pranë kujdestarit.

Ligji që mban emrin e tij hyri në fuqi të martën dhe, sipas qeverisë së shtetit, njeh “lidhjen emocionale” mes kafshëve shtëpiake dhe familjeve të tyre njerëzore.

Një nga autorët e ligjit, deputeti Eduardo Nobrega, ka shkruar në rrjetet sociale se “Ajo që filloi si një histori dashurie dhe besnikërie është kthyer në politikë publike”.

Sipas mediave braziliane, Bob kishte marrë pjesë në funeralin e pronarit të tij në varrezat e Taboao da Serra dhe më pas kishte refuzuar të largohej. Madje, ai ishte rikthyer sërish në varreza pasi familjarët ishin përpjekur ta mbanin në shtëpi.

Atij iu ndërtua një shtëpizë e gjelbër për qen në varreza, ku jetoi për vite me radhë. Ai njihej për faktin se shoqëronte procesionet mortore, derisa në vitin 2021 u godit nga një automjet. Pas vdekjes, u varros pranë pronarit të tij.

Organizata lokale për mbrojtjen e kafshëve Patre, e cila organizoi një fushatë për mbledhjen e fondeve për ngritjen e një statuje në kujtim të tij, ka deklaruar se Bob “fitoi zemrat e të gjithëve që e takuan”.

“Njerëzit që ishin të pikëlluar duke varrosur të dashurit e tyre arrinin të buzëqeshnin kur qeni i vogël, i çmendur pas topave, përpiqej të luante”, thuhej në një deklaratë.

Brazili renditet ndër vendet me numrin më të madh të kafshëve shtëpiake në botë. Sipas Institutit Pet Brasil, në vend jetojnë rreth 160 milionë kafshë shoqëruese, duke e bërë atë popullsinë e tretë më të madhe globale në këtë drejtim.

Të ngjashme:

Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave
  • March 10, 2026

Pranë katedrales së famshme Notre-Dame në Paris ndodhet një nga libraritë më të njohura dhe më të veçanta në botë, Shakespeare and Company. Ky vend nuk është vetëm një hapësirë…

Vazhdo lëximin...
Meteorit bie mbi një shtëpi në Gjermani, shpoi çatinë
  • March 9, 2026

Banorët në disa rajone të Gjermanisë perëndimore u bënë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë në qiell, kur një objekt i ndritshëm kaloi me shpejtësi të madhe duke lënë pas…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës