IKD-ja padit Universitetin e Prishtinës

  • Lajme
  • February 10, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka depozituar një padi në Gjykatën Supreme, duke kërkuar shfuqizimin e dispozitave të Nenit 18, paragrafi 7 dhe fusnotës 16 të Rregullores për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Avancimin dhe Rizgjedhjen e Personelit Akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. IKD argumenton se këto dispozita janë të kundërligjshme, cenojnë të drejtat e palëve, kanë efekt retroaktiv dhe nuk përputhen me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke cenuar pritjet legjitime dhe të drejtën në pronë.

Padia e dorëzuar më 5 shkurt 2026 sqaron se më 3 qershor 2025, Senati i UP-së miratoi Rregulloren, ku fusnota 16 përcakton kritere të detyrueshme për vlerësimin e punimeve shkencore. IKD vlerëson se kjo fusnotë ka karakter normativ dhe nuk është thjesht shpjeguese, pasi vendos standarde të drejtpërdrejta që ndikojnë në procedurat për emërim, avancim dhe rizgjedhje të personelit akademik.

Sipas padisë, Neni 18, paragrafi 7 i Rregullores u jep komisioneve dhe Senatit një kompetencë diskrecionale të gjerë, duke mundësuar tërheqjen e njohjes së publikimeve në revista të dyshimta pa kriter të qartë, gjë që mund të penalizojë kandidatët edhe kur punimet e tyre janë publikuar në mënyrë të rregullt sipas kritereve në fuqi.

IKD vlerëson se Rregullorja krijon dy standarde të ndryshme vlerësimi, të cilat përzihen dhe mbivendosen, duke rritur rrezikun e arbitraritetit në vendimmarrje. Kjo, sipas Institutit, cenon sigurinë juridike, pritjet legjitime dhe të drejtat pasurore e profesionale të kandidatëve.

Përmes padisë, IKD kërkon që paragrafi 7 i Nenit 18 dhe fusnota 16 të shpallen të paligjshme dhe të shfuqizohen. Po ashtu, kërkohet që Universiteti i Prishtinës të detyrohet të paguajë shpenzimet procedurale brenda 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës