KRU “Mitrovica” njofton për ndërprerje të ujit të pijshëm në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se banorët e lagjes “2 Korriku” nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes për momentin…

1 minute

Read Time

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se banorët e lagjes “2 Korriku” nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes për momentin.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja ka ndodhur për shkak të dëmtimit të një gypi nga ana e KEDS-it, që ka shkaktuar ndërprerjen e rrjedhës normale të ujit.

Kompania bën me dije se punimet për riparimin e defektit do të fillojnë nesër në mëngjes, për të rikthyer furnizimin sa më shpejt të jetë e mundur.

About the Author