AUV ndalon importin e kafshëve nga zona e infektuar me tërbim në Rumani

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar për konfirmimin e rastit të sëmundjes së tërbimit te kafshët shtëpiake në një fermë familjare në rajonin..

1 minute

Read Time

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar për konfirmimin e rastit të sëmundjes së tërbimit te kafshët shtëpiake në një fermë familjare në rajonin Maramuresh, Rumani, sipas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, datë 09.02.2026.

Si masë parandaluese, AUV ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të importit të kafshëve të gjalla – përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat – si dhe produkteve të tyre, që vijnë nga zona e infektuar.

“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, AUV-i ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre, me origjinë nga zona e infektuar në shtetin e Rumanisë. Kjo masë hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

Agjencia thekson se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe do të informojë rregullisht publikun dhe operatorët ekonomikë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje.

“AUV-i mbetet i përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar”, përfundon njoftimi.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports