Google zbulon se kur do ta prezantojë telefonin i ri Pixel 10a

Pa paralajmërime të mëparshme, Google ka konfirmuar se shumë shpejt do të prezantojë një telefon të ri Android. Gjigandi i teknologjisë ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për ta bërë publik lajmin, duke nxitur menjëherë interesin e përdoruesve dhe adhuruesve të serisë Pixel.

Përmes një videoje të shkurtër promovuese të publikuar në rrjetet sociale, Google ka zbuluar Pixel 10a, një model që nuk ishte përmendur më parë zyrtarisht dhe që vjen si pasardhës i Pixel 9a. Ky veprim ka ardhur si surprizë, pasi kompania zakonisht ndjek një kalendar më të parashikueshëm për modelet e saj A-serie.

Seria Pixel 10 u lançua në gusht të vitit 2025 dhe tradicionalisht Google pret rreth gjashtë muaj pas prezantimit të modeleve flagship për të sjellë versionin A me të njëjtin numër. Në këtë rast, njoftimi duket se ka ardhur më herët se zakonisht.

Videoja promovuese zbulon gjithashtu datën e para-porosisë për Pixel 10a, e cila do të nisë më 18 shkurt. Ajo është publikuar si në llogarinë zyrtare Made by Google në platformën X, ashtu edhe në faqen zyrtare të Pixel UK në Instagram, duke konfirmuar se përdoruesit në Britani do të kenë mundësinë ta blejnë pajisjen nga kjo datë.

Pixel 9a pati një lansim të vonuar vitin e kaluar dhe nuk doli në treg deri në prill, çka do të thotë se qëndroi vetëm rreth 10 muaj në dyqane përpara se të zëvendësohej. Kjo mund të shpjegojë pse Pixel 10a duket pothuajse identik me modelin paraardhës në pamjet e para.

Specifikat zyrtare, çmimi dhe vlerësimet përfundimtare do të tregojnë nëse Pixel 10a është realisht shumë i ngjashëm me 9a. Nga ajo që shihet në video, paraqitet një model blu që mund të ngatërrohet lehtësisht me pajisjen e vitit të kaluar. Kjo është disi zhgënjyese, pasi telefonët e A-serisë zakonisht sjellin ndryshime në dizajn çdo vit.

Një nga pikat pozitive të Pixel 9a ishte mungesa e “bump” të theksuar të kamerës, duke pasur vetëm një rrip të vogël rreth lentave të dyfishta. Sipas pamjeve të Pixel 10a, Google duket se ka hequr edhe këtë element, duke rezultuar në një telefon plotësisht të sheshtë pa ngritje të kamerës. Kjo pritet të mirëpritet nga përdoruesit, pasi modulet e kamerës shpesh shtojnë peshë dhe trashësi, ndërkohë që sensorët kryesorë të Pixel njihen për cilësinë e tyre të lartë.

Megjithatë, çmimi i Pixel 10a ende nuk është bërë i ditur. Videoja teaser nuk zbulon specifika të tjera teknike, por pritshmëritë janë që Google të mos rrisë çmimin krahasuar me Pixel 9a, i cili kishte një çmim zyrtar prej £499. Aktualisht, Pixel 9a shitet shpesh për rreth £349, duke e bërë atë një opsion tërheqës për ata që kërkojnë një telefon Android të përballueshëm.

Më shumë detaje pritet të konfirmohen më 18 shkurt, datë në të cilën do të bëhet njoftimi zyrtar dhe do të qartësohet nëse Pixel 10a e justifikon apo jo çmimin e tij krahasuar me paraardhësin.

Të ngjashme:

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm
  • March 10, 2026

Samsung pritet të sjellë në treg një model të ri të telefonit inteligjent, Galaxy M17e, i cili tashmë ka nisur të tërheqë vëmendje pas paraqitjes së tij në listën e…

Vazhdo lëximin...
iPhone Fold, telefoni i palosshëm nga Apple që pritet të lansohet në vjeshtën e vitit 2026
  • March 9, 2026

Spekulimet rreth telefonit të parë të palosshëm nga Apple po shtohen gjithnjë e më shumë, ndërsa në internet kanë filluar të qarkullojnë edhe skedarë të dizajnit që pretendohet se tregojnë…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës