Azem Shkreli, 88 nga lindja e figurës emblematike e poezisë moderne shqipe

Azem Shkreli është një nga emrat më të shquar të letërsisë shqipe, i njohur si poet dhe kritik letrar që ka lënë gjurmë të thella..

2 minutes

Read Time

Azem Shkreli është një nga emrat më të shquar të letërsisë shqipe, i njohur si poet dhe kritik letrar që ka lënë gjurmë të thella në kulturën kombëtare. Përveç krijimtarisë letrare, ai ka pasur një rol të rëndësishëm edhe në jetën institucionale kulturore të Kosovës.

I lindur në vitin 1938 në Rugovë të Pejës, Shkreli hapat e parë të arsimit i hodhi në vendlindje. Më pas, shkollimin e mesëm e vijoi në Prishtinë, ku edhe u diplomua në Fakultetin Filozofik, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Gjatë jetës së tij profesionale, Azem Shkreli ka ushtruar disa funksione të rëndësishme: ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për shumë vite, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë, si dhe themelues e drejtor i institucionit “Kosova Film”.

Krijimtaria poetike e Shkrelit është përkthyer në shumë gjuhë të huaja dhe konsiderohet si një pikë kthese në modernizimin e poezisë shqipe të pasluftës. Paraqitja e tij në skenën letrare shënoi hapjen e poezisë shqipe drejt formave dhe shprehjeve më moderne, duke e renditur atë natyrshëm në majat e poezisë bashkëkohore shqiptare.

Ky pozicion u përforcua nga një vepër në tjetrën, deri te libri i tij i fundit poetik, i lënë në dorëshkrim, “Zogj dhe gurë”, i botuar në vitin 1997. Azem Shkreli u nda nga jeta në pranverën e po atij viti.

Ndër veprat më të njohura poetike të tij renditen: Bulzat, Engjëjt e rrugëve, E di një fjalë prej guri, Nga bibla e heshtjes, Pagëzimi i fjalës, Nata e papagajve, Lirikë me shi dhe Zogj dhe gurë. Në prozë, ai shquhet veçanërisht me romanin Karvani i bardhë.

Me trashëgiminë e pasur letrare që ka lënë pas, Azem Shkreli mbetet një nga figurat më të larta të letërsisë shqipe dhe një referencë e qëndrueshme për brezat që vijnë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports