Presidentja Osmani thërret nesër të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Institucionet e reja të Kosovës pritet të marrin formë nga nesër, pasi Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës…

1 minute

Read Time

Institucionet e reja të Kosovës pritet të marrin formë nga nesër, pasi Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të mbahet të martën, më 11 shkurt 2026, duke filluar nga ora 12:00.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, si dhe duke pasur parasysh nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve shtetërore.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim të Presidencës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports