Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj për shkak të defektit në gypin kryesor

Qytetarët e Skenderajt do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm, ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”…

1 minute

Read Time

Qytetarët e Skenderajt do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm, ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.

Sipas njoftimit të kompanisë në rrjetin social Facebook, arsyeja e ndërprerjes është një defekt në gypin kryesor të furnizimit, i cili ndodhet në Kllinën e Mesme.

KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët deri në përfundimin e punimeve për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.

About the Author