Një produkt i ri nga tregu amerikan i teknologjisë po ngjall kureshtje për dizajnin e tij jo të zakonshëm. Kompania JLab ka prezantuar një palë dëgjuesesh që në pamje të parë ngatërrohen lehtësisht me altoparlantë, duke sfiduar konceptin klasik të kufjeve.
Modeli i ri mban emrin Blue XL dhe është projektuar për t’u vendosur rreth qafës, por njëkohësisht mund të përdoret edhe si altoparlant i pavarur mbi tavolinë. Pajisja transmeton muzikë me volum të lartë, duke e shpërndarë tingullin në të gjithë ambientin.
Blue XL vjen me fuqi prej 30W dhe është e pajisur me dy “driver” nga 2.5 inç secili, si dhe radiatorë të integruar që përforcojnë basin, duke ofruar një përvojë zanore të fuqishme dhe të thellë.
Një tjetër veçori që bie në sy është autonomia e baterisë. Me një karikim të vetëm, dëgjueset mund të funksionojnë deri në 20 orë pa ndërprerje, pavarësisht madhësisë së tyre.

Pavarësisht dizajnit masiv dhe specifikave të avancuara, JLab i ka vendosur Blue XL në treg me çmim prej 99 dollarësh, duke i bërë të përballueshme për një gamë të gjerë përdoruesish.
Edhe pse fillimisht madhësia e pazakontë e këtyre dëgjuesve është parë me skepticizëm apo si një ide jo serioze, Blue XL është një produkt real që synon të ndryshojë mënyrën se si muzika përjetohet, veçanërisht në ambiente të hapura.








