Një punëtor humb jetën pas rënies nga objekti në rrugën Ferizaj–Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku një person ka ndërruar jetë gjatë kryerjes së punës në një objekt..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku një person ka ndërruar jetë gjatë kryerjes së punës në një objekt ndërtimi.

Sipas informatave zyrtare, incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur punëtori ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte. Si pasojë e plagëve të marra, 43-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin, Flora Ahmeti nga Policia në rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports