Presidenti i FIBA Europe vjen në Kosovë për vizitë zyrtare

Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa, ka mbërritur në Kosovë për një vizitë të veçantë, të cilën Federata e Basketbollit të Kosovës e konsideron historike…

1 minute

Read Time

Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa, ka mbërritur në Kosovë për një vizitë të veçantë, të cilën Federata e Basketbollit të Kosovës e konsideron historike.

Vizita e tij lidhet me organizimin e FIBA Europe Youth Commission më 17 tetor 2025, si dhe aktivitetin FIBA Europe U14 Get-Together, që do të zhvillohet nga 17 deri më 19 tetor në Prishtinë.

Eventet organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe FIBA Europe. Sipas organizatorëve, këto aktivitete pritet të kontribuojnë në zhvillimin e basketbollit të të rinjve dhe të promovojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës në sport.

Vizita e Garbajosës shihet si një moment i rëndësishëm për komunitetin e basketbollit në vend, duke dëshmuar përfshirjen aktive të Kosovës në familjen evropiane të basketbollit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports