Osmani takon ministrin e Jashtëm të Vanuatus, flasin për bashkëpunim dypalësh

Në kuadër të angazhimeve të saj ndërkombëtare, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim diplomatik gjatë qëndrimit të saj në Emiratet..

1 minute

Read Time

Në kuadër të angazhimeve të saj ndërkombëtare, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim diplomatik gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë këtij takimi, Osmani u takua me Ministrin e Jashtëm të Vanuatus, Marc Ati, me të cilin diskutoi mbi çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet globale aktuale.

Presidentja bëri të ditur se në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi situatën ndërkombëtare, si dhe u trajtuan mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Vanuatus.

Ajo theksoi se Kosova po vazhdon të zgjerojë rrjetin e miqve dhe partnerëve në skenën ndërkombëtare, duke forcuar marrëdhëniet diplomatike me shtete nga rajone të ndryshme të botës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports