Guvernatori Ismaili zhvillon takim me zëvendësdrejtorin e FMN-së, në fokus ekonomia e Kosovës

Në Washington D.C., Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është takuar me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li, për..

1 minute

Read Time

Në Washington D.C., Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është takuar me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li, për të diskutuar mbi gjendjen ekonomike të vendit dhe bashkëpunimin e ardhshëm mes dy institucioneve.

Gjatë takimit, Ismaili ka folur për zhvillimet më të fundit në ekonominë e Kosovës, duke vënë theksin tek stabiliteti financiar, performanca pozitive e sektorit bankar dhe përparimi në reformat strukturore që synojnë forcimin e ekonomisë vendore. Ai gjithashtu ka falënderuar FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve institucionale të BQK-së dhe për bashkëpunimin e ngushtë në zbatimin e projekteve të përbashkëta.

Bo Li, nga ana e tij, ka vlerësuar progresin që ka bërë Kosova në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe në zbatimin e politikave të rekomanduara nga FMN-ja. Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe për të forcuar më tej sistemin financiar të vendit.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe masave për përmirësimin e mekanizmave të mbikëqyrjes financiare, në përputhje me gjetjet nga raporti i fundit i Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), duke përfshirë edhe rishikimin e kornizës operacionale të BQK-së.

Takimi u mbyll me konfirmimin e përkushtimit të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe FMN-së, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë financiare të Kosovës. Delegacioni i BQK-së pritet të ketë edhe takime të tjera me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore gjatë vizitës në SHBA. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports