Afati i ankesave mbyllet sot, KQZ-ja jep detaje për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Procesi i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës ende nuk ka hyrë në fazën përfundimtare, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve..

1 minute

Read Time

Procesi i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës ende nuk ka hyrë në fazën përfundimtare, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka caktuar një datë konkrete për mbajtjen e mbledhjes së radhës.

Sipas KQZ-së, arsyeja e vonesës lidhet me procedurat ligjore që janë ende në zhvillim. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave dhe se KQZ-ja duhet të presë përfundimin e tyre para se të vazhdojë me hapat e radhës.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, tha Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, ndërsa nga dita e votimit kanë kaluar rreth 40 ditë.

About the Author