Gjykata Kushtetuese konfirmon të drejtën e Listës Serbe për të propozuar kandidatin për nënkryetar të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë të pakufizuar Listës Serbe për të propozuar kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, edhe pasi të jenë ezauruar të gjithë emrat e deputetëve brenda afatit 30-ditor për konstituim. Sipas vendimit të Gjykatës, procedura e shortit nuk aplikohet për sa kohë Lista Serbe nuk refuzon të bëjë propozime.

Në aktgjykim theksohet se nënkryetari i serb i Kuvendit në legjislaturën e dhjetë duhet të jetë një nga nëntë deputetët e Listës Serbe, si shumicë brenda këtij komuniteti. E drejta e propozimit i takon vetëm shumicës së deputetëve të komunitetit serb dhe për sa kohë ata nuk refuzojnë, procedura e shortit nuk vjen në shprehje. Gjykata saktëson se edhe në rastet kur të gjithë kandidatët e propozuar konsumohen nga tri herë votimi, shumica mund të fillojë përsëri me të njëjtët kandidatë, brenda afatit 30-ditor për konstituim të Kuvendit.

“Gjykata thekson se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk bëjnë dallim mes deputetëve që përfaqësojnë komunitetin serb në Kuvend, qoftë përkatësia e tyre partiake apo ideologjike, dhe votimi për kandidatët mund të realizohet deri tri herë, me përjashtim të rasteve kur konsumohen të gjithë kandidatët e propozuar nga komuniteti”, thuhet në aktgjykim.

Legjislatura e nëntë shënoi zgjedhjen antikushtetuese të Nenad Rashiq si nënkryetar, pasi nuk ishin plotësuar kushtet për aktivizimin e procedurës së shortit. Kjo ndodhi për shkak të gatishmërisë së Slavko Simiq të propozojë përsëri të njëjtët emra në seancën e 10 tetorit.

Gjykata rikujton se mekanizmi i shortit aplikohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur shumica e deputetëve nga komunitetet jo shumicë nuk propozon kandidatët e nevojshëm. Vendimi thekson përgjegjësinë e Listës Serbe për të siguruar kandidatët dhe të shumicës, përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, për të garantuar përfaqësimin e komunitetit serb në Kryesinë e Kuvendit.

“Propozimet nga grupet parlamentare duhet të synojnë arritjen e konsensusit, të sigurojnë votat e nevojshme dhe të rezultojnë në zgjedhjen e kandidatëve ashtu siç parashikohet me Kushtetutë. Shumica ka përgjegjësi për të garantuar përfaqësim efektiv të komuniteteve jo shumicë në institucionet shtetërore dhe Kryesinë e Kuvendit”, thuhet më tej në aktgjykim.

Rashiq u zgjodh më pas nënkryetar, pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, propozoi direkt emrin e tij, duke qenë se në 27 rundet e mëparshme të votimit për secilin deputet serb, asnjëri nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës