Sulmet izraelite në Gaza lënë dhjetëra viktima, përfshirë fëmijë

Situata e sigurisë në Rripin e Gazës është përkeqësuar sërish, pas një vale të re sulmesh izraelite që kanë shkaktuar viktima të shumta në mesin..

1 minute

Read Time

Situata e sigurisë në Rripin e Gazës është përkeqësuar sërish, pas një vale të re sulmesh izraelite që kanë shkaktuar viktima të shumta në mesin e civilëve.

Sipas burimeve spitalore, të paktën 20 palestinezë kanë humbur jetën, mes tyre edhe disa fëmijë si dhe një ndihmës mjekësor, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka deklaruar se tanket dhe avionët luftarakë kanë kryer “sulme të sakta” ndaj atyre që i cilësoi si “terroristë”, duke pretenduar se këta të fundit kishin hapur zjarr ndaj trupave izraelite në veri të Rripit të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer.

Sipas ushtrisë, incidenti ka ndodhur pranë Vijës së Verdhë, zonë përtej së cilës forcat izraelite janë të dislokuara në Gaza, dhe është konsideruar si një “shkelje flagrante” e marrëveshjes tremujore të armëpushimit të arritur me Hamasin.

Ndërkohë, Hamasi ka reaguar ashpër, duke akuzuar Izraelin se po i përdor të shtënat siç i quajti “një pretekst të dobët për të justifikuar vazhdimin e vrasjeve dhe agresionit kundër popullit tonë”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports