Rahoveci 029 përforcohet në zonën e koshit me qendrën amerikane Naheem McLeod

Skuadra e Rahovecit 029 ka bërë të ditur afrimin e një lojtari të ri në repartin e brendshëm, duke shtuar në përbërje një basketbollist me..

1 minute

Read Time

Skuadra e Rahovecit 029 ka bërë të ditur afrimin e një lojtari të ri në repartin e brendshëm, duke shtuar në përbërje një basketbollist me shtatlartësi dhe përvojë ndërkombëtare. Klubi ka zyrtarizuar transferimin e qendrës amerikane Naheem McLeod, i cili është 224 centimetra i gjatë.

McLeod vjen në Rahovec pas angazhimit të tij të fundit në basketbollin kinez, ku ishte pjesë e ekipit Jiangxi Ganchi në Ligën e Parë. Në këtë aventurë, ai pati minuta të kufizuara në parket, duke regjistruar mesatarisht 2 pikë për ndeshje.

Në të kaluarën, qendra amerikane ka ndërtuar karrierën e tij në basketbollin universitar të Shteteve të Bashkuara, duke qenë pjesë e dy programeve të njohura kolegjiale: Florida State Seminoles dhe Syracuse Orange.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports