Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka marrë masa disiplinore ndaj dy mjekëve kirurgë, pas incidentit të ndodhur më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Vendimi parasheh suspendimin nga puna për një periudhë gjashtëmujore dhe pa kompensim financiar për dy kirurgët e përfshirë në përplasjen fizike. Ky vendim është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së.
Megjithatë, palët e sanksionuara kanë të drejtë ankese, pasi aktualisht procedura ndodhet në fazën e parashtrimit të ankesave.
Dy mjekët, të identifikuar me inicialet B.K. dhe Xh.A., ishin përfshirë në një konflikt fizik, i cili kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes tyre.









