Kosova, Shqipëria dhe Kroacia forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Në kuadër të Deklaratës së Përbashkët Trepalëshe, e nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, u zhvillua një takim..

1 minute

Read Time

Në kuadër të Deklaratës së Përbashkët Trepalëshe, e nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, u zhvillua një takim trepalësh në nivel të drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve. Takimi u mbajt në Kroaci, njofton Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e Deklaratës”, theksohet në njoftim.

Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit trepalësh: promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports