Opera e Kosovës vjen në Shkup me “Goca e Kaçanikut”

Publiku në Shkup do të ketë mundësinë të përjetojë një moment të veçantë kulturor, me prezantimin e operës së parë kosovare në një nga skenat..

1 minute

Read Time

Publiku në Shkup do të ketë mundësinë të përjetojë një moment të veçantë kulturor, me prezantimin e operës së parë kosovare në një nga skenat më të rëndësishme artistike të qytetit.

Më 10 shkurt 2026, duke filluar nga ora 19:30, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të shfaqet opera “Goca e Kaçanikut”.

Vepra është e kompozuar nga Rauf Dhomi, ndërsa regjia mban vulën e mjeshtrit Nikolin Gurakuqi. Interpretimi realizohet nga Solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës.

Kjo paraqitje konsiderohet një ngjarje e rrallë kulturore, e cila pritet t’i dhurojë publikut të Shkupit një mbrëmje të paharrueshme, të mbushur me emocion dhe art nga opera kosovare.

About the Author