Arrestohet një person i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Një incident është regjistruar në Pejë, ku një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje ndaj personit..

1 minute

Read Time

Një incident është regjistruar në Pejë, ku një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të hënën gjatë një patrullimi rutinë të zyrtarëve të Stacionit Policor në Pejë. Gjatë kontrollit në terren, policia ka identifikuar një person që ishte në kërkim policor.

I dyshuari, sapo ka vërejtur praninë e policisë, ka tentuar të largohet, por është ndaluar dhe arrestuar nga zyrtarët policorë.

“Gjatё transportit pёr nё Stacionin Policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policor dhe nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports