Kosova shënon rritje të lindjeve, mbi 100 mijë brenda katër vjetëve

Të dhënat zyrtare tregojnë se në katër vitet e fundit Kosova ka shënuar mbi 105 mijë lindje, duke reflektuar luhatje vjetore, por me një trend rritës në vitin 2025.

Nga viti 2022 deri në fund të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 105,671 lindje, prej të cilave 54,453 ishin meshkuj dhe 51,218 vajza. Këto shifra janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 27,418 lindje. Nga ky numër, 14,135 ishin meshkuj dhe 13,284 vajza, duke shënuar rritje krahasuar me vitin paraprak.

Në vitin 2024, numri i lindjeve ishte më i ulët, me gjithsej 26,549 fëmijë të lindur, prej të cilëve 13,772 ishin meshkuj dhe 12,779 vajza. Ndërkohë, viti 2023 shënoi numrin më të vogël të lindjeve në këtë periudhë, me 25,586 fëmijë, ku 13,229 ishin meshkuj dhe 12,357 vajza.

Në vitin 2022, numri i përgjithshëm i lindjeve ishte 26,118, me 13,317 meshkuj dhe 12,801 vajza.

“Në muajin nëntor 2025 janë regjistruar 2 184 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 107 lindje janë meshkuj dhe 1 077 lindje janë vajza. Në muajin nëntor 2025 pati rënie të numrit të lindjeve rreth -3,7 %, krahasuar me muajin tetor 2025”.

Sipas të dhënave më të fundit të regjistrimit të popullsisë, Kosova ka 1,586,659 banorë të regjistruar. Ndërsa në regjistrimin e vitit 2011, numri i përgjithshëm i banorëve ishte rreth 1.7 milion, proces që atëherë ishte bojkotuar në masë të madhe nga komuniteti serb.

Censusi i vitit 2024 tregon se struktura etnike e vendit ka mbetur pothuajse e pandryshuar krahasuar me vitin 2011. Shqiptarët vazhdojnë të përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, ndërsa pakicat etnike ruajnë praninë e tyre.

Sa i përket përkatësisë fetare, shumica e qytetarëve janë deklaruar si pjesë e besimit islam, ndërkohë që komunitetet ortodokse dhe katolike përbëjnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare në Kosovë.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës