Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, me theks të veçantë shoferëve, që të tregojnë vigjilencë më të madhe gjatë..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, me theks të veçantë shoferëve, që të tregojnë vigjilencë më të madhe gjatë ngasjes, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të shiut që po mbretërojnë në vend.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Policia ka theksuar rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë në trafik, duke paralajmëruar se rrugët e lagështa rrisin rrezikun për aksidente.

“Shoferët luten të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës,

mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve, ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut, ku mund të ketë rrëshqitje.

Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!

Kushtet aktuale atmosferike:

Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun e aksidenteve.

Këshilla për shoferët:

Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.

Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë të lagështa nga shiu.

Siguria juaj është prioritet!

Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports