Baba e bir nga Afrika e Jugut thyejnë rekordin botëror me dronin më të shpejtë

Një projekt familjar i ndërtuar me përkushtim dhe inovacion ka sjellë një rekord të ri botëror në fushën e teknologjisë së dronëve. Një baba dhe..

1 minute

Read Time

Një projekt familjar i ndërtuar me përkushtim dhe inovacion ka sjellë një rekord të ri botëror në fushën e teknologjisë së dronëve. Një baba dhe biri i tij nga Afrika e Jugut kanë arritur të vendosin një standard të ri për shpejtësinë maksimale të një kvadrokopteri.

Mjeti fluturues i ndërtuar në shtëpi, i quajtur Peregrine V4, ka arritur një shpejtësi rekord prej 657.6 km/h, duke hyrë në librin e rekordeve botërore.

YouTuberi Luke Bell dhe babai i tij, Mike Bell, e realizuan këtë sukses më 11 dhjetor 2025 në Cape Town. Droni i tyre, i printuar në 3D, regjistroi një shpejtësi mesatare rekord gjatë dy fluturimeve në drejtime të kundërta, në përputhje me rregullat e Guinness World Records.

Peregrine V4 funksionon me katër motorë të modifikuar 900 kV, ka aerodinamikë të optimizuar dhe përdor ‘propelerë’ të shkurtuar për të arritur performancën maksimale.

Luke dhe Mike Bell kanë kaluar muaj të tërë duke rafinuar dizajnin dhe duke përmirësuar çdo komponent të dronit, deri në arritjen e këtij rezultati.

Ky sukses shënon herën e tretë që familja Bell mban titullin e kvadrokopterit më të shpejtë në botë, duke thyer rekordin e tyre të mëparshëm në çdo përpjekje të re.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports