Sukses ndërkombëtar për kinemanë shqiptare, “Shame and Money” fiton çmim në Sundance

Kinematografia shqiptare ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, pasi filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është vlerësuar me..

1 minute

Read Time

Kinematografia shqiptare ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, pasi filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është vlerësuar me çmim në festivalin prestigjioz “Sundance”, në kategorinë “World Dramatic Competition”.

Filmi trajton historinë e një burri të përkushtuar ndaj familjes së tij, i cili përballet me vështirësi të vazhdueshme financiare ndërsa përpiqet të sigurojë jetesën. Ndërkohë që nëna dhe kunati i ofrojnë ndihmë, pranimi i mbështetjes cenon dinjitetin e tij dhe e vendos përballë dilemave personale.

“Shame and Money” u rendit në mesin e katër filmave më të mirë të përzgjedhur për këtë çmim, në një konkurrencë ku morën pjesë gjithsej dhjetë filma nga mbarë bota.

Në këtë projekt, me skenar të shkruar nga Visar Morina dhe Doruntina Basha, luajnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Tristan Halilaj, Kumrije Hoxha, Labinot Lajçi dhe Rebeka Qena.

Filmi pati premierën e tij botërore në “Sundance 2026”, ndërsa ky shënon projektin e dytë të regjisorit Morina që konkurron në këtë festival të njohur, pas filmit “Exile” në vitin 2020.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports